Grupi i “Del Pieros” dyshohet se falsifikonin dhe karta identiteti spanjolle

Kronikë e zezë

Grupi i “Del Pieros” dyshohet se falsifikonin dhe karta identiteti spanjolle

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 17:20

Prokuroria ka dyshime se tre personat e arrestuar gjatë operacionit policor “Del Piero” kanë prodhuar dhe karta identiteti spanjolle.

Gjatë aksionit për arrestimin e Pjerin Brahimajt, policia ka sekustruar një laptop, një printer dhe disa letra ku të printuara ishin karta identiteti spanjolle.

Pritet që ditën e diel, 3 të arrestuarit të dalin përpara gjykatës për t’u njohur me provat dhe akuzat e ngritura ndaj tyre.

Ora Neës ka shkuar në shtëpinë e Pjerin Brahimajt dhe ka marrë reagimet e para të familjarëve në lidhje me akuzat për falsifikim të vizave amerikane, angleze dhe kanadeze.

Në shtëpinë e Pjerin Brahimajt, babai Ylli Brahimaj thotë se arrestimi i 25 vjeçarit, u bë pa urdhër prokurori dhe se i biri është kërcënuar të firmosë pa lexuar asnjë rresht të fletë arrestit.

“Kur hynë në shtëpi i kërkova urdhrin e prokurorisë për kontroll. Më thanë jo, por është në të mirën tënde të vijojë kontrolli”, tha Brahimaj.

Ylli Brahimaj deklaron se nëpërmjet avokatit mbrojtës do t ë kërkojë paligjshmërinë e arrestimit të djalit të tij, paraditen e 31 korrikut.

: “Kanë marrë letra boshe, printerin e thjeshtë. Kanë kontrollua dhe dy muaj më parë. Nëse ka bërë faj do ta dënojnë”

Sipas hetimeve te prokurorisë , grupi kishte një vend takim pranë një lokali pas Muzeut Kombëtar në Tiranë, ku merrnin dhe porositë për prodhimin e dokumentacionit.

Sipas të dhënave zyrtare të hetimit, porositë për falsifikime, merreshin nga të hetuarit e tjerë Kledi Beshi, Jupiter Brahimi (xhaxhai i Pjerinit) dhe Haki Tarja, të cilët mbanin kontakte me klientë të ndryshëm, që ishin të interesuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat