Arrestohen dy menaxherë të kazinove në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen dy menaxherë të kazinove në Ferizaj

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 17:13

Njësiti kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se si menaxher të dy pikave të lojërave të fatit në qytetin e Ferizajt kanë ushtruar veprimtari pa dokumentacion përkatës (licencë).

Të dy pikat me datë 21 korrik ishin mbyllur nga autoritetet përkatëse ndërsa, të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme i kanë hapur duke hequr blombat të vendosura në to. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat