Shkojnë të grabisin një banesë, por dështojnë në mënyrë spektakolare (Video)

Kronikë e zezë

Shkojnë të grabisin një banesë, por dështojnë në mënyrë spektakolare (Video)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:36

Vjedhjet nga ana e profesionistëve çdo ditë e më tepër bëhen edhe më tepër profesioniste. Një rast i tillë ka ndodhur në veri të Londrës, ku grabitësit pasi kanë shkateruar kamerën e sigurisë, janë futur në ambientet e banesës dhe kanë dalë vetëm me dy orë dore.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar pamje tronditëse të grabitjes së një banese në mes të ditës në Essex, në veri të Londrës. Katër grabitësit mbërritën në banesë me një “Porsche”, ndërsa me shpejtësi njëri prej tyre ka shkatërruar me levë një kamera sigurie.

Më pas, katër grabitësit, njëri prej të cilëve mbante në duar një armë zjarri, tentuan me të gjitha mënyrat të hapnin derën e banesës por dështuan keqazi, ndërsa u filmuan nga një tjetër kamera e vendosur sipër derës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat