Edhe një person ndërron jetë nga një aksident trafiku në Vushtrri

Kronikë e zezë

Edhe një person ndërron jetë nga një aksident trafiku në Vushtrri

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 14:06

​Me datë 23 korrik në Vushtrri kishte ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, ku një automjet kishte goditur një biçiklist me ç’rast e kishte hedhur disa metra larg.

Si pasojë e aksidentit, viktima ishte dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në emergjencën e QKUK-së, ndërkaq sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. “Me datë 23 korrik në ora 19:50 në Vushtrri ishte shkaktuar një aksident komunikacioni me lëndime, ku ishin të përfshira një automjet dhe një biçiklist. Viktima (biçiklisti) I.M., prej asaj dite ishte në QKUK, si pasojë e lëndimeve. Ndërkaq, sot rreth orës 01:10 pas mesnate ka ndërruar jetë, ku tash ky aksident cilësohet me fatalitet”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se viktima me urdhër tw prokurorit është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit më parë i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Veriu.info mëson se tashmë i ndjeri është Ilir Menxhiqi.

Ndryshe, më 20 korrik, si pasojë e një aksident ka ndërruar jetë Krenar Neziri, i cili në momentin e aksidentit ishte këmbësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat