Ekstradohet në Itali 41-vjeçari i kërkuar për prostitucion dhe drogë

Kronikë e zezë

Ekstradohet në Itali 41-vjeçari i kërkuar për prostitucion dhe drogë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 12:36

U ekstradua dje për në Itali 41-vjeçari Geron Hasanbelli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Zyra qendrore Interpol Tirana njofton se, Hasanbelli u ekstradua nga Aeroporti i Rinasit.

"Ekstradimi i tij për në Itali u bë pasi, Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizatë kriminale", "Ndihmë dhe nxitje prostitucioni", "Krime të lidhura me drogën”, të parashikuara nga Kodi Penal italian", thuhet në deklaratën e policisë.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është deri në 30 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat