Aksidenti në Rrëshen, vdes 14-vjeçari nga Kosova

Kronikë e zezë

Aksidenti në Rrëshen, vdes 14-vjeçari nga Kosova

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:43

Ka ndërruar jetë një 14-vjeçar, i cili u aksidentuar pak ditë më parë në Rrëshen. Bëhet fjalë për shtetasin E.Bytyçi nga Kosova që qëndronte prej disa ditësh në mbikëqyrje në reanimacion, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më 27 korrik në segmentin Milot-Rrëshen, 5 kilometra nga rruga e Kombit ndodhi ngjarja e rëndë, ku mbetën të plagosur 10 persona.

Në afërsi të një karburanti u përplasën një automjet tip “Ford” me targë AA 776 LD dhe një tjetër tip “Volswagen” me targa gjermane BHY 264. Nga përplasja mbetën të plagosur dhjetë persona që udhëtonin. Mes të plagosurve ishin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve humbi jetën ditën e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat