Vidhet turisti nga Kosova: I marrin paratë, celularin dhe makinën

Kronikë e zezë

Vidhet turisti nga Kosova: I marrin paratë, celularin dhe makinën

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:25

Ndërkohë që kjo e shtunë ka nisur me një trafik shumë të ngarkuar në disa zona të vendit si aksi Laç-Lezhë apo Unaza e Fierit, pushuesit e shumtë duhet të bëjnë kujdes.

Pre e hajdutëve nuk po bien vetëm vilat e zyrtarëve.

Një pushues nga Kosova, që kishte ardhur nga Zvicra për të pushuar në Golem, ka rënë pre e hajdutëve.

Sipas gazetës Panorama, ai ka dalë në një nga lokalet e natës, por kur është kthyer e ka gjetur banesën e tij të vjedhur.

Hajdutët i kanë marrë celularin iPhone6, 1200 euro, por edhe makinën që kishte të parkuar pranë banesës.

Policia thotë se 36-vjeçarit H.G. ia kanë marrë edhe makinën pasi kishte harruar çelësat brenda në banesë.

Ndërkohë policia e Kavajës thotë se ka arrestuar dy gra, që akuzohen për vjedhje të pushuesve në çadra.

Ato janë Shqiponja Çoku dhe Monda Guri, të dyja nga Kavaja.

Në banesën që kishin marrë me qira, policia ka gjetur disa nga objektet e vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat