Shpëtohet nga mbytja 10-vjeçari

Kronikë e zezë

Shpëtohet nga mbytja 10-vjeçari

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:20

Shpëtohet nga mbytja një 10-vjeçar në plazhin e Gjirit të Lalëzit. Fëmija mësohet se ishte me të afërmit në plazh dhe pasi hyri për t’u larë në det, rrezikoi të mbytej.

10-vjeçari u shpëtua me skaf nga Policia Kufitare, e cila parandaloi një tragjedi. Policia i bën thirrje prindërve, që të mos i lënë fëmijët të lahen vetëm në det.

Ndërkohë që përgjatë bregdetit shqiptar, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ngritur disa kulla vrojtimi, për të parandaluar raste të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat