Asgjësohen 3500 rrënjë hashashi në Kolonjë e Kurbin

Kronikë e zezë

Asgjësohen 3500 rrënjë hashashi në Kolonjë e Kurbin

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 09:44

Policia e Shtetit në dy operacione të ndryshme ka asgjësuar ditën e djeshme rreth 3500 rrënjë bime hashashi, në rrethin e Kolonjës dhe Kurbinit.

Në vijim të kontrollit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, në Kolonjë u gjetën 2650 rrënjë hashashi të mbjella në dy parcela, në pyllin e fshatit Mbreshtan.

1750 rrënjë janë zbuluar në një parcelë, lartësia e të cilave varionte nga 20 deri në 70 centimetra, ndërsa në parcelën e tjetër janë gjetur 900 kubikë me bimë rreth 3 centimetra të larta dhe gati për mbjellje.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që policia po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprën penale.

Rreth 700 bimë narkotike janë asgjësuar në Kurbin, në një operacion të ndërmarrë në fshatin Selitë. Aksioni u ndërmor ditën e premte në zonën e quajtur Shpati i Malit. Bimët ishin mbjellë në dy parcela në një distancë të afërt nga njëra-tjetra.

Grupi hetimor ka asgjësuar me anë të djegies lëndën narkotike dhe po punon për identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë së kultivuesve të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat