Arrestohen dy persona për prerje të paligjshme të pyjeve

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për prerje të paligjshme të pyjeve

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 08:46

Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilët po transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuarit janë shtetasit Miriam Biçaku, 28 vjeç dhe Megli Biçaku, 18 vjeç, që të dy banorë të fshatit Qarrisht të rrethit të Librazhdit.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me mjetin e tyre, një kamion me targa DR 2133 C pa asnjë dokumentacion nga Drejtoria Pyjore, lëndë drusore bredh rreth 50 trarë me gjatësi 5 metër secili.

Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat