Plumbat qorr plagosin nënë dhe bijë

Kronikë e zezë

Plumbat qorr plagosin nënë dhe bijë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 23:11

Një nënë së bashkë me bijën e saj 4 vjeçe janë plagosur rreth orës 20:00 në Mitrovicë, si pasojë e plumbave bredhës (qorr).

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, duke treguar se të plagosurat po kurohen në QKUK.

“Gjendja e të plagosurave raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të policisë. Deri më tani nuk dihet se nga kanë ardhur plumbat që i kanë goditur dy viktimat”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se dyshimet e para janë se plumbat kanë ardhur nga një lokacion tjetër, ende i pa përcaktuar saktësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat