Policia gjen kokainë në pakot e bananeve

Kronikë e zezë

Policia gjen kokainë në pakot e bananeve

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 21:34

Policia gjermane ka gjetur rreth 400 kilogramë kokainë të fshehur në paketat me banane që janë dërguar në supermarkete në veri dhe perëndim të vendit.

Siç shkruan sot agjencia e lajmeve DPA, punëtorët e supermarketit në Braunschëeig kanë gjetur disa pako me drogë.

Policia ka shikuar disa mijëra kuti të frutave që arritën në Gjermani në të njëjtën dërgesë nga Amerika e Jugut dhe kanë gjetur kokainë edhe në pesë supermarkete

Po ashtu në maj të këtij viti Polciia ka gjetur më shumë se 386 kilogramë drogë në pakot me banane në një zinxhir të shitoreve ushqimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat