Vrasësi i dyshuar i 9 personave në kishë vetëdeklarohet i pafajshëm

Kronikë e zezë

Vrasësi i dyshuar i 9 personave në kishë vetëdeklarohet i pafajshëm

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:14

Dilan Ruf u vetëdeklarua i pafajshëm për 33 akuzat federale që rëndojnë ndaj tij në sulmin në një kishë në Çarlston të Karolinës së Jugut në qershor.

21-vjeçari akuzohet mes të tjerash për krim urrejtjeje, armëmbajtje pa leje dhe vrasje me dashje në atentatin që u mori jetën nëntë personave.

Ruf u kap në Karolinën e Veriut një ditë pas sulmit të 17 qershorit e u soll në shtetin ku kreu krimin.

Nëse gjendet fajtor ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm ose me vdekje, megjithëse prokurorët ende nuk kanë përcaktuar nëse do të kërkojnë dënimin kapital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat