E shet apartamentin dy herë, paditet pronari

Kronikë e zezë

E shet apartamentin dy herë, paditet pronari

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:10

Policia e Kavajës ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, i cili ka mashtruar duke ua shitur dy personave të ndryshëm apartamentin e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Sh.B., 51 vjeç, i cili po procedohet penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohet se më 25 korrik të vitit 2014, tek zona e Malit të Robit, në një kompleks turistik, i ka shitur një apartament me vlerë 25 mijë euro 64-vjeçarit R.H., banues në Kavajë.

Ky i fundi ka bërë një denoncim në polici, pasi gjatë dokumentimit të pronës së re ka zbuluar se apartamenti i blerë prej tij ishte shitur edhe një shtetasi tjetër.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pronari akuzohet për veprën penale “Mashtrim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat