Berat, arrestohet postieri që mori pensionin e 50 të moshuarve

Kronikë e zezë

Berat, arrestohet postieri që mori pensionin e 50 të moshuarve

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:49

Policia e Beratit ka arrestuar një postier i cili kishte përvetësuar pensionet e muajit qershor rreth 50 të moshuarve, duke marrë 500 mijë lekë të reja.

Me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Klodian Xhaferraj.

Xhaferraj, i marrë në pyetje nga prokuroria, ka pranuar se ka tërhequr shumat e pensioneve në datat 18-19 qershor 2015. Por, lidhur me faktin se këto para nuk janë shpërndarë, ai ka nxjerrë justifikime të ndryshme, të cilat nuk konsiderohen të besueshme për organin e prokurorisë.

Postieri akuzohet për veprën penale “vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat