Kapen autorët e rrahjes në Qafë të Duhlës

Kronikë e zezë

Kapen autorët e rrahjes në Qafë të Duhlës

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:09

Në datën 13 korrik të këtij viti, në Qafë të Duhlës, dy të dyshuar patën rrahur me shkopinj druri dy viktima, pas një zënke që kishin pasur në mes vete, të cilëve u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.
Prej asaj dite Policia e Suharekës ka qenë në kërkim të identifikimit të personave të dyshuar, të cilët tanimë ndodhen nën pranga të policisë.

Pas intervistës, është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalen nën masën e arrestit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat