Kryen vetëvrasje 40-vjeçari i dëmtuar në Gjermani

Kronikë e zezë

Kryen vetëvrasje 40-vjeçari i dëmtuar në Gjermani

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:57

Një 40­-vjeçar kreu vetëvrasje, duke u hedhur pasditen e djeshme, nga kati i shtatë i një pallati në Tiranë. Ngjarja u shënua pranë zonës së “Liqenit Artificial”, ku mësohet se shtetasi Festim Hoxha, 40 vjeç, humbi jetën në spital.

Para gjashtë muajsh, bëhet me dije se viktima kishte qenë në Gjermani për një vizitë tek të afërmit e tij, ku gjatë qëndrimit atje kishte pësuar një aksident, duke humbur njërën këmbë, si pasojë e përplasjes me tramvajin.

Pas kësaj kohe, 40-­vjeçari ishte kthyer në Shqipëri dhe jetonte tek e motra, ku duket se dhe pse kishin kaluar muaj nga aksidenti, ai vuante sërish pasojat në Shqipëri.

Sipas dëshmisë të së motrës në polici, 40-vjeçari vuante nga paranoja dhe shpesh herë shihte ëndrra natën sikur përplasej nga tramvaji. Nga dëshmia mësohet se, 40­-vjeçari pasi u zgjua nga gjumi u hodh nga kati i shtatë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat