Shqiptarët kultivim kanabis jashtë kufirit, kapen në Konicë

Kronikë e zezë

Shqiptarët kultivim kanabis jashtë kufirit, kapen në Konicë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:49

Ndërkohë që policia vijon aksionin antikanabis në vend, shqiptarët vazhdojnë të shtrijnë aktivitetin e tyre për kultivimin e bimëve narkotike jashtë vendit. Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi kishin kultivuar 1142 bimë kanabis sativa.

Shqiptarët mësohet se, kishin kultivuar kanabisin në Konicë, në kufi me Shqipërinë. Të arrestuarit janë të moshës 25 vjeç dhe 26 vjeç, ndërkohë që identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur.

Bimët e kanabisit varionin nga 0.15 – 1.47 metra lartësi. Policia po vijon hetimet për zbulimin e ndonjë bashkëpunëtori të mundshëm të dy shtetasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat