​15 vjet burg për vrasjen në Vushtrri

Kronikë e zezë

​15 vjet burg për vrasjen në Vushtrri

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:38

Dje, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, një trup gjyqësor i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë e shpalli aktgjykimin fajësues për një rast të vrasjes, i cili ka ndodhur më 22 mars 2013 në Vushtrri.

Në një komunikatë të EULEX-it, thuhet se vendimi është marrë në pajtim me Nenin 366, paragrafin (1), të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK), në seancë publike, dhe i akuzuari u shpall fajtor dhe u dënua me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë (Neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 në lidhje me Nenin 31 të Kodit Penal).

I pandehuri veproi në bashkëkryerje me një person tjetër, i cili shtiu tri herë me armë me ç’rast njëra prej të shtënave e goditi dhe e vrau viktimën.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve prej pranimit të një kopjeje të këtij aktgjykimi (Neni 380, paragrafi (1) KPPK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat