Kukës-Lezhë, në pranga dy persona për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Kukës-Lezhë, në pranga dy persona për armëmbajtje pa leje

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 00:04

Mbante armë në lokal, Policia e Kukësit arreston 34-vjeçarin Osman Rexhmati, banues në Kukës. Arrestimi i tij është bërë ditën e sotme, ku gjatë kontrollit në lokal iu gjet dhe sekuestrua arma tip pushkë, “Model 63” dhe 23 fishekë. Ndaj Rezxhamtit rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.

Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të çështjes. Ndërkohë një ditë më parë, policia e Lezhës arrestoi në flagrancë shtetasin Gjon Gjoka, 53 vjeç, banues në Sukaxhi të Lezhës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Fushë-Benë”, të fshatit Sukaxhi, iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë e zjarrit tip pushkë 20-she, model 56 dhe 17 fishekë, pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprën penale ‘’Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat