Tre të vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Kronikë e zezë

Tre të vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 21:57

Një djalë i ri humbi jetën sot si pasojë e një aksidenti automobilistik në Bënçë të Tepelenës, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Viktima A. Muçodemi 25 vjeç ishte duke udhëtuar me dy persona të tjerë nga Tirana në drejtim të jugut, kur automjeti i tij tip “Renault” me targa AA634 HD, doli nga rruga dhe përfundoi disa metra jashtë saj.

Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ndodhi mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fier-Vlorë. A. Brakaj 24 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë përplasi me automjetin e tij 75-vjeçarin Kozma Bregova, teksa ky i fundit po kalonte rrugën me një tufë bagëtish për të shkuar në shtëpinë e tij.

Një e moshuar 60 vjeç, Resmie Dedej u plagos rëndë sot teksa ndodhej në shkallët e banesës së saj në fshatin Konjat. Një automjet doli nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë duke përfunduar në oborrin e banesës së saj. E moshuara humbi jetën në spital.

Tre të rinj u plagosën dje rreth paradites në zonën e Kamzës, ku dy automjete u përplasën në rrugën “Berisha”. Të plagosurit u dërguan në spital, në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat