Katër drejtues mjetesh në pranga

Kronikë e zezë

Katër drejtues mjetesh në pranga

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:09

Në 24 orët e fundit në Pogradec katër drejtues mjetesh janë vënë në prangat e policisë së këtij qyteti. Njëri prej tyre duke drejtuar një kamion me dru të prerë në mënyrë të paligjshme në pyjet e Dunicës.

Urim Hafësllari 43 vjeç nga fshati Verdovë jo vetëm do të gjykohet për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, por edhe për “prerje të paligjshme të pyjeve”. Në prangat e policisë së qarkullimit rrugor kanë rënë edhe Erald Ambo 31 vjeç banues në Tiranë si dhe Areo Kuqo 18 vjeç dhe Benart Brizi 33 vjeç, që të dy nga Pogradeci.

Burime nga sektori i qarkullimit pranë komisariatit të këtij qyteti thanë se gjatë këtij muaji ka pasur shumë raste kur drejtues mjetesh janë kapur në gjendje të dehur,ashtu siç ka pasur të tjerë të cilët drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me patentë.

Me e theksuar është kjo në zonat rurale thanë për “Shekulli”-n burime nga sektori i qarkullimit, ndaj dhe për këtë gjatë këtyre ditëve në këto zona janë shtuar së tepërmi patrullat e qarkullimit rrugor. T.F

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat