Nga burgu i Lezhës porositi vrasjen e mjekut në Shkodër, policia e parandaloi

Kronikë e zezë

Nga burgu i Lezhës porositi vrasjen e mjekut në Shkodër, policia e parandaloi

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:04

Një mjek i Spitalit të Shkodrës, i identifikuar nga policia vetëm me inicialet A.T ka qenë objektiv i vrasjes së Osman Maljat, që policia arriti të parandalojë mesditën e 29 korrikut.

Ndërkohë që Malja ishte ekzekutori vrasja ishte porositur nga burgu nga Eljon Hato i arrestuar për vrasje. Një person i cili dyshohet si bashkëpuntor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë është shpallur në kërkim.

Vetë policia e shtetit zbardhi detajet e parandalimit të vrasjes së ndodhur dje ku nga përplasja me armë mes policisë dhe autorit u plagos 21 vjeçari.

“Ky shtetas mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia, e cila kishte në kontroll të plotë lëvizjet dhe veprimtarinë e tij për vrasjen e porositur të mjekut A.T” sqaroi policia përmes një deklarata pasditen e 30 korrikut.

Malja fsheu kallashnikovin në çantë sporti - “Forcat e Specializuara të Policisë kanë ndërhyrjes duke neutralizuar dhe arrestuar autorin në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të objektit të sulmit (mjekut A.T) me armën e tij tip kallashnikov të kamufluar në një çantë sporti” informon policia.
Plagosja e ‘vrasësit”- Në momentin e ndërhyrjes, autori ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore por kjo është bërë e pamundur falë veprimeve të shpejta policore në neutralizimin dhe arrestimin e tij. Gjatë këtij operacioni autori Osman Malja ka mbetur i plagosur dhe aktualisht pas ndihmës mjekësore të dhënë, është jashtë rreziku për jetën.

Vrasja u porosit nga burgu i Lezhes- Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Osman Malja kishte si qëllim vrasjen e një mjeku në Spitalin Rajonal Shkodër( Mjekun A.T). Kjo vrasje ishte e porositur nga burgu, nga shtetasi Eljon (Esmeraldo) Hato 31 vjeç, i cili ndodhet i arrestuar në ambjentet e I.E.V.P. Lezhë, për “Vrasje”.

Nje ne kerkim - Shtetasi Sh.Rr, i shpallur në kërkim si bashkëpuntor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit A.T, mjek në Sptalin Rajonal Shkodër
Sekuestrohet kallashnikovi- Në cilësinë e provës materiale, autorit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike me fishek në gojë dhe një krehër me 15 fishekë.

Vijojne hetimet - Vazhdon hetimi për thellimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij organizimi kriminal, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga Nenet 79/c-22-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat