Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit tip “Fiat” me targë AA 026 FU, pasi përplasi makinën me një citylight.
Drejtuesi i mjetit, Ingrid Dhimitri përplasi reklamën në trotuar dhe u largua. Ngjarje e ndodhur sot në mëngjes rreth orës 07:00. Ndërsa ndalimi i tij u bë disa orë më pas.
Drejtuesit të mjetit iu pezullua leja e drejtimit nga policia dhe u gjobit me 4000 mije lekë.
Shemb ndriçuesin mbi trotuar shoferi rrezikon kalimtarët dhe ikën
Skenat e aksidenteve dhe dëmet e shkaktuara prej tyre çdo ditë e më shumë janë prezente në rrugët tona, aq sa dhe e ecura në trotuar për qytetarët nuk është më e sigurt.
A1Report sjell pamjet e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku qytetarët kanë shpëtuar fatmirësisht pasi një automjet tip Fiat ka humbur kontrollin.
Një kamer sigurie ka fiksuar momentin kur makina humb kontrollin, hipën mbi trotuar, thyen tabelën e reklamës e në pak sekonda largohet pa ndalur dhe pse kish shkaktuar një aksident.
Nëse ky aksident është shënuar nga një humbje e kontrollit të mjetit apo përgjumje e shoferit pasi është ora 7 pa 15 minuta e mëngjesit kjo ende nuk dihet, por çka duket qartë është se ky shofer pas aksidentit largohet dhe pse rrezikoi jetën e kalimtarëve në trotuar.