Ambera kishte një lidhje tjetër? Igli donte të vriste dhe një maqedonas

Kronikë e zezë

Ambera kishte një lidhje tjetër? Igli donte të vriste dhe një maqedonas

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:28

Në pritje të konfirmimit të gjendjes së arrestit për Igli Metën, 20-vjeçarin shqiptar, që akuzohet për vrasjen e Ismail Lulit, prokurorët italianë zbulojnë detaje të tjera.

Meta paska ka pasur si qëllim të vrasë edhe një tjetër djalosh, këtë herë maqedonas, i cili sipas mediave italiane ka pasur një marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij shqiptare nga Maqedonia, Ambera Saliji.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Il Giorno”, del në skenë një tjetër telash për shqiptarin, por edhe për të dashurën e tij sa vijnë e shtohen dyshimet.

Ambera ka rrëfyer që druhej “se do të ndodhte diçka e keqe” tre ditë para vrasjes së Lulit (ia ka thënë mikeshave të saj Marias, Lisës dhe Nikolës) dhe duket se nga celulari i saj janë nisur mesazhet për Ismailin.

Vajza vazhdon të theksojë se e do të dashurin e saj, Iglin dhe premton se do ta presë përgjithnjë, por rrëfen se ka edhe frikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat