Malishevë, 65 raste zjarri vetëm në muajin korrik

Kronikë e zezë

Malishevë, 65 raste zjarri vetëm në muajin korrik

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:07

Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë këtij muaji , ka qenë bartëse e aktiviteteve në përgatitjen dhe menaxhimin e emergjencave në territorin e komunës së Malishevës.

Kjo drejtori ka menaxhuar dhe koordinuar me sektorët mvarës në kryerjen e punëve dhe detyrave te parashtruara sipas planit të punës për vitin 2015, dhe në përputhshmëri me Ligjin, dhe urdhëresat administrative që janë në fuqi.

Muaji korrik 2015, karakterizohet me temperatura të larta dhe periudha te gjata pa te reshura atmosferike, gjë që ka ndikuar që ekipet profesionale të reagojnë ne intervenime të shtuara. “Njësia profesionale për Zjarrfikës dhe Shpëtim(NjPZSH) , gjatë këtij muaji ka reaguar në më tepër se 65 raste si në shuarjen e zjarreve, zjarre malore, fushore, shtëpi banimi, shtalla pastaj ushqime bagëtish dhe intervenime tjera teknike” tha drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Ahmet Morina.
DKMSH apelon tek qytetarët e komunës së Malishevës që të mos u ekspozohen rrezeve të diellit dhe ti reduktoj lëvizjet gjatë ditës që nga ora 10:00 deri në ora 17:00, si dhe të marrin masat preventive ndaj zjarrit. Në raste të zjarrit dhe të emergjencave të tjera të lajmëroheni në numër të telefonit 112.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat