​MPB jep edhe një donacion për zjarrfikësit e Rahovecit

Kronikë e zezë

​MPB jep edhe një donacion për zjarrfikësit e Rahovecit

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:40

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjegjësisht Njësia e Zjarrfikësve në Rahovec, ka marrë edhe një kamion donacion nga ministria e Punëve të Brendshme, për shuarjen e zjarreve.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bislim Morina, tha se ky kamion do i mbuloj nevojat e zjarrfikësve.

“Kamioni ka kapacitet prej 2000 litra ujë, dhe përafërsisht do t'i mbulojë nevojat e zjarrfikësve në Rahovec. Ne në vazhdimësi jemi të përkushtuar, që në mënyrë sa me të shpejtë të dalim në mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit, pa dallime etnike”, citohet të ketë thënë Morina.

Sipas drejtorit Morina brenda javës së fundit, Njësia e Zjarrfikëseve në Rahovec ka pasur 17 intervenime të shuarjes së zjarreve malore dhe fushore, të cilat janë lokalizuar shume shpejt dhe me profesionalizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat