Kryenin shitblerje të marihuanës, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Kryenin shitblerje të marihuanës, arrestohen nga policia

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 11:45

Policia e Kosovës dje në qytetin e Vitisë ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, pasi që të njëjtit janë hasur duke bëre shitblerje të substancave narkotikëve të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar : një revole TT me një karikator, 13 fishekë, një mulli për bluarjen e marihuanës, dy telefona mobilë, 31 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, një thithëse të argjilës, para të gatshme 950 euro me bankënota të ndryshme, 34 paketime rizlla për mbështjellje.

Pas gjetje së këtyre gjësendeve me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat