“Tmerri i plazhistëve në Golem” kapen 2 gratë që vidhnin në çadra

Kronikë e zezë

“Tmerri i plazhistëve në Golem” kapen 2 gratë që vidhnin në çadra

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 11:07

Dy gra nga Kavaja të dyshuara për vjedhje të çadrave të pushuesve në zonën e Golemit u arrestuan mbrëmjen e të mërkurës nga policia e Kavajës.

Shqiponja Çoku 41 vjeçe si dhe Monda Guri 42 vjeçe të dyja banuese në Kavajë kishin marrë një shtëpi me qera në plazhin e Golemit dhe gjatë orëve të ditës, dilnin në plazh.

Kur pushuesit largoheshin nga çadra për t’u larë në det, dy gratë mbërrinin si të ishin në çadrën e tyre dhe merrnin telefona, kuleta, çanta e para.

Sipas policisë dy gratë dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë kryer vjedhje në plazhin e Golemit, por dyshohet se ato kanë vjedhur edhe në Durrës apo zona të tjera.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, policia tha se kishte gjetur celularë dhe kuleta e para.

Hetuesit dyshojnë se një pjesë e sendeve të vjedhura kryesisht celularë ishin shitur nga gratë tek persona të tretë, ndërsa po kërkohen edhe denoncues të tjerë të mundshëm të dëmtuar nga dy gratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat