Tri aksidente të rënda pas mesnate

Kronikë e zezë

Tri aksidente të rënda pas mesnate

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 10:27

Pak pas mesnate në dy rrugë magjistrale kanë ndodhur tri aksidente trafiku që për pasojë kanë mbetur nëntë persona të lënduar dhe gjashtë vetura të shkatërruara.

Sipas Policisë, incidenti i parë ka ndodhur në fshatin Gjinoc me ç ‘rast është shkelur një këmbësor, ndërsa automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Ende pa u kryer hetimet fillestare për veturën që kishte ikur, ndodhrasti i dytë në fshatin Landovicë ku kanë qenë të përfshira tri vetura me katër persona të lënduar.Gjatë kohës kur policia ende po merrej me rastin në Landovicë ndodh rasti i tretë në afërsi të fshatit Korishë. Në këtë aksident janë përfshi tri vetura ndërkaq janë lënduar katër persona. Të gjithë të lënduarit janë dërguar me automjete të emergjencës dhe makina private në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Vlen të theksohet fakti se tri vetura kanë qenë me targa vendore ndërsa tri me targa zvicerane. Po ashtu, pothuajse të gjithë posa kishin dalënga restorantet e dasmave apo kafenetë”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek shoferët që mos të konsumojnë pije alkoolike nëse duan të drejtojnë automjete sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat