Aksident komunikacioni, vdes 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident komunikacioni, vdes 25-vjeçari

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:27

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari është regjistruar ditën e sotme në Tepelenë.

Automjeti tip “Renault” me targë “AA634HD”, që po udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën shtetasi Alfred Muçodemi.

Mësohet se në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë të cilët kanë marrë disa dëmtime të lehta. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat