Trafik droge në Britani, dënohen 5 shqiptarë dhe një grek

Kronikë e zezë

Trafik droge në Britani, dënohen 5 shqiptarë dhe një grek

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 23:06

Gjashtë pjesëtarët e një grupi që merrej me trafikimin e kokainës, mes të cilëve pesë shqiptarë dhe një shtetas grek u dënuan në total me 44 vjet e tre muaj burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në Britani.

Policia iu sekuestroi 33 kg kokainë me vlerë prej 6.3 milionë paund. Shqiptarët e arrestuar janë, Nexhip Shehi, 27 vjeç, Bib Gjegjaj, 27 vjeç, Dorjan Ramaj, 24 vjeç, Rezart Lepuri, 42 vjeç dhe Vladamir Palushi, 26 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat