Zjarr në Gjilan, digjen malet (Foto+Video)

Kronikë e zezë

Zjarr në Gjilan, digjen malet (Foto+Video)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 16:24

Një lexues i Bota sot, Nijazi Hasani ka derguar disa foto të djegies të malit të tij në Zhegër të Gjilanit. Ai ka treguar se mali i tij është duke u djegur momentalisht. Ai thotë se ky zjarr paraqet rrezik për banorët afër dhe se intervenimi i zjarrëfikëse ishte i vonuar.

“Intervenimi i zjarrëfiksave ishte i vonuar, banorët lokal tentonin ta fiknin zjarrin me gjithçka çka kishin në dispozicion. Më vonë erdhën edhe 2 zjarrëfikës mirëpo edhe atyre ju mungonin mjetet e nevojshme për ta luftuar zjarrin. Shifet mirë në video e foto se si njëri nga zjarrëfiksit tentonte ta shuaj zjarrin me aq pak ujë që kishte në "qanten e ujit " që mbante në shpinë. Jeta e banorëve rrezikohej maksimalisht tu marr parasysh se aty në afërsi ka edhe shumë shtëpi”, tregon ky qytetar për Bota sot.

Shihni fotot më poshtë:


Zjarr në Zhegër të Gjilanit, digjen malet

Posted by Bota Sot on Wednesday, 29 July 2015


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat