Parandalohet një vrasje, arrestohet vrasësi me pagesë

Kronikë e zezë

Parandalohet një vrasje, arrestohet vrasësi me pagesë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:03

Në qytetin e Shkodrës është parandaluar një vrasje në lagjen “Skënderbeg”. Sipas policisë së këtij qyteti shtetasi Osman Malja ka tentuar të vrasë një person pranë spitalit rajonal.

Ai mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh, pasi policia kishte të dhëna për përgatitjen e aktit kriminal të tij.

21-vjeçari kishte me vete një armë kallashnikov, të cilën ia ka sekuestruar policia së bashku më një motor. Malja ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje të drogës.

Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë janë përplasur me armë zjarri me të riun, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e para dyshohet se ka të bëjë me një vrasje me pagesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat