Vritet 21 vjeçari – shkak lidhja e dashurisë me nënën e tre fëmijëve

Kronikë e zezë

Vritet 21 vjeçari – shkak lidhja e dashurisë me nënën e tre fëmijëve

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:34

​Një lidhje dashurie më një grua të martuar nga Korça dyshohet se fshihet pas vrasjes makabre të 21-vjeçarit fierak Daniel Xhafa, trupi i pjatë iu të cilit u gjet i djegur në pyjet e një fshati pranë Larisës në Greqi.

I riu është përcjellë ditën e djeshme në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes Kuman të Fierit, ndërsa familja e tij që jeton në qytetit vijon të presë vizita për ngushëllime.

Një i afërm i viktimës i tronditur nga kjo ngjarje jashtë kamerës tregon për A1 Report atë çka di për ekzekutimin barbar të 21-vjeçarit dhe motivet duke akuzuar si autor të këtij krimit, bashkëshortin e gruas korçare, i cili kishte zbuluar lidhjen mes tyre.

“Daniel Xhafa pasi kishte shkuar në Greqi kishte nisur një lidhje dashurie me një grua të martuar , nënë e tre fëmijëve e cila është nga Korça. Lidhja mes tyre kishte pasur probleme dhe i riu kishte kërkuar të ndahej, kërkesë që refuzohej nga gruaja. Ka qenë bashkëshorti i gruas nga Korça, i cili ka gjetur në telefonin e gruas së tij mesazhit që ajo kishte shkëmbyer me 21-vjeçarin Xhafa. Pas kësaj ai kishte kërkuar takim me Daniel Xhafën dhe pasi e ka marrë në makinë e ka dërguar në një zonë të pyllëzuar të Larisës. Aty me ndihmën e një bashkëpunëtori e ka dhunuar barbarisht, e ka goditur disa herë me thikë deri sa i ka shkaktuar vdekjen. Më pas autorët për të humbur gjurmët e kanë djegur trupin e viktimës“, rrëfen ai për A1 Report.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e gruas me të cilën ishte në një lidhje dashurie i riu fierak.

Agurri Xhafa, xhaxhai i të ndjerit, i kontaktuar nga A1 Report përmes telefonit i bëri apel shtetit grek të zbardhë këtë ngjarje dhe të dënojë autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat