Durrës, arrestohen 2 persona me 10 kg kanabis, një tjetër në kërkim

Kronikë e zezë

Durrës, arrestohen 2 persona me 10 kg kanabis, një tjetër në kërkim

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 12:44

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilëve iu gjetën në mjetin me të cilin udhëtonin 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Në pranga kanë rënë Lavdosh Demrozi dhe Klajdi Arapi, ndërkohë që mjeti tip “Golf” me targa AA925HF, me të cilin udhëtonin dy të arestuarit, është në pronësi të 23-vjeçarit me inicialet K.B, 23 vjeç nga Kavaja, i cili është shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor i të dyshuarve.

Ky i fundit, sapo ka pikasur policinë, është larguar me një makinë tip “Benz” me targa AA010EB, në pronësi të njërit prej të arrestuarve, Klajdi Arapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat