Danieli u rrah deri në vdekje dhe s’u qëllua me armë, në fund u dogj

Kronikë e zezë

Danieli u rrah deri në vdekje dhe s’u qëllua me armë, në fund u dogj

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:53

Vrasësi e ka rrahur me një send të fortë, që mund të ketë qenë hekur, dru apo gur

Viktima – Danieli punonte në një tavernë në qytezën Agia të Larisës. Nga të dhënat e konfirmuara nga policia greke dhe ajo shqiptare, kjo familje ishte larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria

Identifikimi – Daniel Xhafa, 21 vjeç, me origjinë nga fshatrat e Fierit, është torturuar me sende të forta, derisa ka vdekur dhe më pas i është vënë zjarri në organet gjenitale

Torturat – Vdekja e të riut ka ardhur nga torturat, teksa vrasësi apo vrasësit e kishin ulur në gjunjë. Nga ana tjetër, mendohet se vrasësi mund të jetë një shqiptar

Rivaliteti
– Motivi i vrasjes mendohet të ketë qenë për shkak të rivalitetit seksual. Një person është i ndaluar në policinë e Larisës

Vrasësi i 21-vjeçarit shqiptar në Greqi mendohet se fshihet në Shqipëri, kurse policia e vendit fqinj ka bërë të ditur detajet e identitetit të viktimës dhe rrethanat mababre të vrasjes. Sipas të dhënave të policisë së Larisës, mësohet se Daniel Xhafa, 21 vjeç, me origjinë nga fshatrat e Fierit, është torturuar me sende të forta, derisa ka vdekur dhe më pas i është vënë zjarri në organet gjenitale, teksa nuk rezulton të jetë qëlluar me plumb. Pra, vdekja e tij ka ardhur nga torturat, teksa vrasësi apo vrasësit e kishin ulur në gjunjë. Nga ana tjetër, mendohet se vrasësi mund të jetë një shqiptar, mik i ngushtë me viktimën dhe të dy besohet se kanë synuar apo pasur të njëjtën femër. Motivi i vrasjes mendohet të ketë qenë për shkak të rivalitetit seksual. Një person ndodhet i ndaluar në policinë e Larisës.

Tortura vrastare

Policia shkencore dhe mjekësia ligjore në Selanik kanë bërë të ditura të dhënat e reja për vrasjen e 21-vjeçarit Daniel Xhafa, i cili ditën e shtunë u gjet i vdekur në zonën Agia të Larisës. Raporti i ekspertëve të mbërritur nga Selaniku, konfirmon një torturë vrastare të ushtruar ndaj tij. Sipas informacioneve, që kanë dalë nga autopsia, është provuar se 21-vjeçari nuk është vrarë me pistoletë, siç u vlerësua në fillim, por u rrah për vdekje. Vrasësi e ka rrahur me një send të fortë, që mund të ketë qenë hekur, dru apo gur, por që në të gjitha rrethanat, tortura me këtë mjet i ka sjellë vdekjen. Për disa kohë ai është mbajtur në gjunjë, teksa ka shembje dhe fraktura të mëdha në pjesën e kokës. Vdekja ka ardhur nga rrahja. Më tej, vrasësi apo vrasësit i kanë vënë zjarrin trupit, ku janë djegur organet gjenitale dhe pjesë të tjera.

Danieli e familja

Viktima punonte në një tavernë në qytezën Agia të Larisës. Nga të dhënat e konfirmuara nga policia greke dhe ajo shqiptare, kjo familje ishte larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria. Prindërit e Daniel Xhafës, Feriti dhe Merushja, kishin marrë me vete në Larisa edhe djalin tjetër, Kledisin. Kjo familje rezulton të jetë nga fshati Kuman i Fierit. Dy djemtë ishin punësuar në këtë tavernë, ku prej vitesh ishin integruar në jetën e asaj zone. Tepër i tronditur shfaqet komuniteti lokal në bregdetin e komunës së Agias, në Larisa. Njerëzit që e njihnin të riun e pafat, flasin për një “fëmijë të qetë nga një familje e qetë”. Komunikimi i fundit me familjen kishte qenë pas mesnatës të së premtes. Ai u kishte thënë familjarëve se do të bënte një xhiro pas orarit të punës, pasi kishte lënë një takim. Duke parë se as në orët e mëngjesit, të drekës apo të pasdites, ai nuk po kthehej, familja bëri denoncim në polici.


Rivalitet seksual

Me këtë term e përcakton policia greke pistën e vrasjes së Xhafës, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Që në momentin kur një bari i zonës gjeti kufomën e deri në përfundimin e ekspertimit të vendit të ngjarjes, përshtypjet e ekspertëve rreth mizorisë së këtij krimi ishin të gjitha për një hakmarrje për shkak të xhelozisë, pasi të ndjerit i ishin djegur organet gjenitale dhe pjesë të tjera të trupit. Dyshimet kryesore për autorin e vrasjes bien mbi një tjetër shqiptar, person i njohur me Danielin, që vlerësohet se menjëherë pas aktit është larguar jashtë Greqisë dhe sipas të gjitha gjasave është strehuar në Shqipëri. Ndërkaq, është ndaluari një person, që mësohet se është i njohur i familjes, çka nuk e përjashton mundësinë të jetë një anëtar i rrethit familjar. Të gjithë të afërmve u janë marrë dëshmitë, të cilat po përpunohen në polici dhe po krahasohen mes tyre, për të mësuar rreth vendndodhjeve të të pyeturve në momentet kur ka ndodhur vrasja makabër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat