Kamerierja 30-vjeç- are, e njohur edhe me emrin “Ela”, e cila ishte kthyer në një makth për lokalet e Tiranës, ka pranuar të gjitha rastet e vjedhjeve që ka kryer.
Ajo ka shpjeguar edhe arsyet se përse kishte zgjedhur këtë rrugë. Emanuela Malaj, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar nga i shoqi, ka treguar se kishte shumë borxhe dhe nuk paguante dot qiranë, dritat dhe ujin në shtëpi.