Asgjësohen mbi 4 mijë bimë narkotike

Kronikë e zezë

Asgjësohen mbi 4 mijë bimë narkotike

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 09:28

Policia e Shkodrës ka zbuluar 32 parcela me mbi 4 mijë bimë narkotike. Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun, i përqendruar kryesisht në Shkodër dhe Pukë.

21 parcela me 1300 rrënjë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Mnelë e Madhe në Shkodër, 1 bimë kanabis sativa janë gjetur të mbjella në fshatin Mazrek. Ndërkohë që në fshatin Kaftallë të Pukës janë asgjësuar 2300 bimë narkotike.

Sipas policisë bimët varionin nga 50 deri në 200 centimetra të larta dhe një pjesë e mirë e tyre ishte gati për korrje. Bimët u asgjësuan përmes djegies, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përballë drejtësisë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike të personave përgjegjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat