Turku - polices: O bashkëjeto me mua ose do të vras fëmijët

Kronikë e zezë

Turku - polices: O bashkëjeto me mua ose do të vras fëmijët

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:39

Një efektive policie, nënë e dy fëmijëve i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes, kjo pasi i dashuri i saj turk në përleshje e sipër, i ka rrëmbyer pistoletën e shërbimit dhe me të ka qëlluar tre herë, por fatmirësisht arma nuk ka qëlluar.

Ngjarja ka ndodhur në 25 nëntor 2013 ku efektivja e policisë Nerejda Laze, pasi ka përfunduar detyrën e saj në turnin e dytë, po kthehej në banesë, ku me vehte kishte marrë dhe disa ushqime, për fëmijët e saj. Mirëpo teksa ecte ajo është përballur rreth orës 22:00 me shtetasin turk Mujdat Sayan, me të cilin kishte pasur një lidhje dashurie dhe më pas ishte ndarë. Shtetasi turk me anën e një thike e ka kërcënuar duke e detyruar që të shkonte e të bashkëjetonte me të, por efektivja e policisë e ka refuzuar.

Pas kësaj ai ka ushruar forcë duke e kërcënuar dhe goditur me thikë ku si rezultat i kësaj i ka prerë gishtin. Për vetëmbrojtje, policja ka nxjerë armën e shërbimit ku në përleshje e sipër, ish-i dashuri i ka marrë armën dhe me të ka qëlluar tre herë, por arma nuk është aktivizuar. Pas kësaj policja ka kërkuar ndihmë, ndërsa autori është larguar me makinë. Ai mundi të arrestohej dhe gjatë ditës së djeshme prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 27 vite burg për dy akuza të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat