Malësi e Madhe, i gjendet arsenal armësh në banesë, arrestohet 46-vjeçari

Kronikë e zezë

Malësi e Madhe, i gjendet arsenal armësh në banesë, arrestohet 46-vjeçari

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 22:44

Një arsenal armësh është sekuestruar sot nga policia në Malësi të Madhe. Burimet bëjnë me dije se kanë arrestuar poseduesin e arsenalit, 46-vjeçarin, Gëzim Çekaj.

Atij i është gjetur në banesë një armë zjarri 20-teshe, një automatik, 4 karikatorë dhe 80 fishekë. Armët u dërguan në laboratorin balistik, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Ndërkohë ndaj 46-vjeçarit rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat