Tiranë, një i ri kapet me automatik

Kronikë e zezë

Tiranë, një i ri kapet me automatik

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 21:51

Pasditen e sotme efektivët e komisariatit nr.3 në Tiranë, parandaluan një ngjarje të mundshme kriminale, ku në rrugën e “Barrikadave” ndaluan një të ri të armatosur.

Burime zyrtare nga policia thanë se u arrestua në flagrancë Kristi Bala, sepse nga kontrolli i automjetit të drejtuar prej tij, ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat