Hetimet: Ismail Luli u vra nga 4 persona. Fillimisht u torturua, pastaj u ther në kryq

Kronikë e zezë

Hetimet: Ismail Luli u vra nga 4 persona. Fillimisht u torturua, pastaj u ther në kryq

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:21

(E plotësuar)- Igli Meta, kohët e fundit i kishte dërguar “vazhdimisht” të dashurës Ambra mesazhe me kërcënime me vdekje ndaj Ismailit, i cili dukej fajtor në sytë e tij se kishte një flirt me të dashurën e tij.

Kjo është një nga elementet, por jo i vetmi, i cili udhëhoqi prokurorin Urbino Irene Lilliu të mendonte se vrasja ishte e paramenduar.

Në mesazhet ndaj Ambrës, Meta i shkruante “Do ta vras”, ku e kishte fjalën për Ismailin. Sakaq, Igli Meta dhe Mario Mema duket se nuk kanë qenë të vetmit pjesëmarrës në vrasjen e 17­ vjeçarit Islamil Lulli, më 19 Korrik në Pezaro.

Mediat italiane, si “Il Giornale” shkruajnë duke cituar ekspertët mjeko­ligjorë të cilët thuhet se janë të sigurtë se krimi është kryer nga të paktën 4 persona.

Pas zbulimit të kurthit që ishte ngritur përmes SMS ­së së Ambrës, të dashurës së Igli Metës, hetuesit kanë rindërtuar skemën e vrasjes.

Sipas tyre, katër të rinjtë që morën pjesë në vrasjen e Ismail Lullit, fillimisht e kanë tortuar 17­-vjeçarin e më pas e kanë futur në makinën e Igli Metës dhe pasi kanë mbërritur në kodrën e San Martinos në Selvanera, e ulën para një kryqi dhe e lidhën që Ismaili të mos binte për shkak të pafuqisë fizike.

Rëndohet akuza ndaj dy të rinjve shqiptarë: Vranë me paramendim Ismaelin

“Vrasja e 17 vjeçarit Ismaele Lulli, në komunën e Sant’Angleo in Vada në provincën e Pezarosë, nga dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema është një ekzekutim i paramenduar.”

Në këtë konkluzion ka arritur gjatë orëve të fundit Prokuroria e qytetit të Urbinit me hetuesen e çështjes prokuroren Irene Liliu.

Rëndohet akuza ndaj dy shqiptarëve pas marrjes në pyetje të Ambera Salijit, e fejuara maqedonase e shqiptarit Igli Meta.

Në celularin e saj janë gjetur dhjetëra mesazhe të dërguara nga Igli Meta pak ditë para vrasjes së Ismaele Lullit.

“Ai është i vdekur”, “do ta vras”, “do ta paguaj shtrenjtë këtë që po bën”, “nuk duhet t’i lejoj vetes të bëj këtë”, shkruan Igli Meta në mesazhet dërguar të fejuarës së tij, pasi kjo e fundit i tregonte për ngacmimet e provokimet e shumta që kishte nga ana e viktimës.

E kaq mjafton për autoritetet e drejtësisë italiane për të shtuar në akuzën e vrasjes së dy shqiptarëve dhe krimin e paramenduar nga ata.

“Nuk e imagjinoja kurrë se Igli do të bënte diçka të tillë, ka deklaru ar Ambera Saliji.

“Mendoja se kur shkruante këto mesazhe, ai nuk e kishte seriozisht. Igli është xheloz, por kurrë nuk i ka bërë keq askujt.”

Ndërkohë një investigim gazetaresk përhapur së fundmi në mediat italiane hedh hipotezën se në ekzekutimin e vrasjes të kenë marrë pjesë dhe persona të tjerë, përveç dy shqiptarëve të arrestuar.

Baza e kësaj teze është ideja se për të lidhur një person të gjatë 1 metër e 80 cm siç ishte Ismaele Lulli, në kryqin e hekurt në mes të pyllit, duhen më shumë se dy persona.

Fuqizohet kjo ide dhe nga letra e faljes, shkruar nga Igli Meta ndaj familjarëve të Ismaele Lullit.

Paragrafi i parë i saj shkruan: “Jam një nga djemtë që shkaktoi vdekjen e djalit tuaj…”, duke lënë dyshimin e pjesëmarrjes jo vetëm të Marjo Memës në këtë vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat