Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, familja e Amberas kthehet në Maqedoni

Kronikë e zezë

Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, familja e Amberas kthehet në Maqedoni

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:08

Ambera Saliji, vaja 19-vjeçare nga Maqedonia është thirrur dje nga prokurorët dhe u është kërkuar që të mos largohet larg nga Lunano. Ajo është pjesë e hetimeve pasi më 19 korrik nga telefoni i saj është dërguar një SMS në numrin e Ismail Lulit. Përmbajtja e mesazhit ishte një takim mes Ismailit dhe Amberës tek stacioni i autobusit në orën 14:00.

Mes tyre duket se ka pasur një simpati, apo diçka më shumë se sa kaq thonë miqtë e tyre të përbashkët. Policia dyshon se Igli Meta është ndihmuar nga persona të tjerë për të fituar në kurth 17-vjeçarin. Kjo pasi është e pabesueshme që Ismail të ketë pranuar të shoqërohet me makinë nga Igli Meta duke qenë në dijeni se ai ishte i dashuri i Amberës. Dyshohet se në pengmarrjen e Ismailit mund të kenë marrë pjesë katër persona.

Vrasja

Në dëshminë e tij Marjo Mema thotë se Igli e ka qëlluar dy herë në qafë 17-vjeçarin dhe pastaj e ka therë në fyt. Momenti i vrasjes ka qenë aq makabër sa që vetë Igli ka deklaruar në rrëfimin e tij se ia ka tërhequr kokën në mënyrë që i riu të vdiste sa më shpejt pasi nuk i pëlqenin frymëmarrjet e tij të fundit. “Nuk doja ta bëja të vuante sepse mezi po merret frymë. Ia shpërdredha kokën kështu që vdiq menjëherë”, është rrëfyer Igli.

Roli i Amberas
Ajo pretendon se nuk ka pasur marrëdhënie me Ismaili. Por ka dyshime se mes dyte ka pasur diçka më shumë se sa një pëlqim dhe një shkëmbim numrash telefoni. Ambera ka mohuar të ketë qenë ajo që ia ka dërguar mesazhin që futi në kurth Ismailin.

Presioni i madh mbi familjen e saj ka bërë që ata të largohen për në atdhe. Zyrtarisht ata thonë se janë larguar vetëm për pushime, por nuk dihet se sa do të qëndrojnë atje. Që prej të shtunën, babai i saj që punonte si mekanik nuk ka shkuar në punë. Policia ka marrë nën hetim telefonin e vajzës dhe rrjetet sociale për të zbuluar ndonjë detaj mbi marrëdhënien e saj me 17-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat