Plagoset një efektiv i policisë në Tiranë

Kronikë e zezë

Plagoset një efektiv i policisë në Tiranë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:14

Një efektiv i forcave operacionale të Policisë së Shtetit është plagosur në një ngjarje të ndodhur në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë.

Jetnor Xhaferri u plagos nga shtetasi Altin Mata, pak metra larg Komisariatit numër tre. Sipas policisë, mes tyre ka patur një konflikt për shkaqe banale.

Gjatë debatit me efektivin e policisë, Mata e ka qëlluar atë me një send të fortë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ku ka gjetur një pushkë që e mbante pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat