Trafikanti shqiptar vë në lojë policinë angleze: Jam nga Interpoli (Foto)

Kronikë e zezë

Trafikanti shqiptar vë në lojë policinë angleze: Jam nga Interpoli (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:59

Një shpërndarës droge me kombësi shqiptare është arrestuar në Radford, në Angli, ndërsa u ka thënë autoriteteve sa ishte pjesë e një ekipi ndërkombëtar të luftës kundër narkotikëve.

Mediat britanike shkruajnë se i arrestuari, Klisman Sykaj, kishte mbërritur në Angli rreth katër vite më parë dhe pas arrestimit, ai i tha policisë se ishte rekrutuar nga Interpoli.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, autoritetet i kanë gjetur Sykajt 7 gram kokainë në xhep, 2 mijë paund dhe dy telefona celularë.

Ndërsa gjatë kontrollit në apartamentit, Sykajt iu gjetën 213 gram kokainë të fshehur në një kapak tenxhereje.
Sipas “Nottingham Post”, prokurori Faye Mellor, tha se Sykaj ka deklaruar më parë se “kishte punuar për Interpolin në Shqipëri dhe ishte në përpjekje për të kapur një shpërndarës droge”.

Pas hetimeve thuhet se i arrestuari ka pranuar se pretendimet e tij ishin gënjeshtra. Gjithashtu ai ka pranuar se kokaina e kapur ishte e tija dhe e përdorte për tua shpërndarë të tjerëve.
Pas këtyre deklaratave ai është dënuar me tre vjet burg nga Gjykata.

Gjatë seancës, gjyqtari Gregori Dickinson i tha atij se nëse kishte ardhur në Angli për një jetë më të mirë në mënyrë ilegale dhe për t’iu shmangur rreziqeve që pretendon se kishte në vendin e tij, atëherë gjëja e fundit që duhet t’i shkonte ndërmend ishte që të merrej me ngjarje kriminale.
Ndërsa mbrojtësja e të akuzuarit tha se Sykaj nuk kishte dosje penale në Angli dhe në Shqipëri, dhe kishte emigruar ilegalisht për “sigurinë e tij” duke shpresuar për të punuar në Britaninë e Madhe.
Mediat angleze shkruajnë se një tjetër seancë gjyqësore pritet të mbahet ndaj tij në tetor të këtij viti dhe fillimisht, ai duhet të paguajë 900 paund për shpenzimet e gjyqit.

***

Kur kapesh me presh në duar mund të shpikësh çdo lloj gjëje për t’u shfajësuar, por imagjinata e këtij shqiptari i ka kaluar edhe fantazitë e regjizorëve hollivudianë.

Trafikanti i drogës Klisman Sykaj është arrestuar nga policia britanike por në momentin e arrestimit u ka thënë se është një agjent i Interpolit i infiltruar, shkruan Mapo.al

Ai u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine në Nottinghem por mohoi të merrej me trafik droge.
Në seancën dëgjimore në gjykatë ai ripërsëriti se është rekrutuar nga Interpoli për të hetuar trafikun e drogës.

Sykaj në momentin e arrestimit kishte kokainë, dy mijë paundë në portofol dhe dy celularë.
Pas kontrollove në apartamentin e tij ata gjetën 213 gramë kokainë në qese plastike, gati për t’u shitur.

“Ai fillimisht tha se punonte për Interpolin shqiptar dhe kishte nisur një hetim në Britaninë e Madhe, por më pas tha se ishte një gënjeshtër e shpikur për momentin”, tha një prej policëve që asistoi në arrestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat