Arrestohet 45 vjeçari, përdhunoi vajzën e mitur me të meta mendore

Kronikë e zezë

Arrestohet 45 vjeçari, përdhunoi vajzën e mitur me të meta mendore

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:43

Një 45-vjeçar shqiptare në Itali, me profesion murator është vënë nën masën e arrestit shtëpiak me akuzën e përdhunimit seksual ndaj një vajze minorene me probleme psikike.

Gjykata në Akuila të Italisë ka dhënë masën “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor.

Sipas raportit të policisë, 45-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vjeshtën e kaluar ka marrë në makinën e tij të miturën dhe e ka dërguar në një mjedis të pabanuar, ku e ka edhe përdhunuar.
Prokurorja e çështjes, Rosaria Vecchi, ka thënë se shtetasi shqiptar ka marrë në makinën e tij vajzën 16-vjeçare pasi i është prezantuar nga dy miqtë e saj, një shoqe me të fejuarin.

Adoleshentja italiane e cila vuan nga një handikap mendor është përdhunuar më pas nga shqiptari në një vend të izoluar të zonës.

Ka qenë një mësuese e shkollës që ka bërë denoncimin në polici pasi 16-vjeçarja i ka rrëfyer për përdhunimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat