Arrestohen dy serbë e tre shqiptarë për kalim ilegal të kufirit

Kronikë e zezë

Arrestohen dy serbë e tre shqiptarë për kalim ilegal të kufirit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 12:48

Në fshatin Dumnicë të Podujevës, të hënën në orën 19:00, policia ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Serbisë dhe tre shqiptarë shtetas të Kosovës, pasi që të njëjtit janë kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit shtetas të Serbisë dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat