​Vidhen paratë e bamirësisë në Xhaminë e Tususit

Kronikë e zezë

​Vidhen paratë e bamirësisë në Xhaminë e Tususit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:19

Një shumë prej 400 eurosh është vjedhur nga xhamia e Tususit në Prizren. Policia e Kosovës përmes një komunikate thotë se informatën e kanë pranuar nga myezini i Xhamisë së Tususit.

Myzeini ka treguar se hajnat kanë thyer arkën ku ruheshin paratë e bamirësisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë dhe sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetimet nuk ka të dyshuar gjer më tani.

Në komunikatë thuhet se Policia po punon për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat