Babai i dëgon djalit drogë në burg, e fshehte te çorapet

Kronikë e zezë

Babai i dëgon djalit drogë në burg, e fshehte te çorapet

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 10:32

Babi kapet duke i dërguar drogë djalit të burgosur. Një tjetër rast shënohet në Burgun e Vlorës, pas incidentin në atë të Peqinit.

60-vjeçari Kadri Brami u arrestua në flagrancë nga Policia e Vlorës, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në ambientet e IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale), ose në Burgun e Ri të qytetit të Vlorës, ku kishte për të takuar djalin e tij, E.B, i dënuar me 8 vite burg për “Vjedhje në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike prej 14.4 gr, e llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 8 doza të vogla, e mbështjellë nga brenda me qese jeshile dhe nga jashtë me qese të bardhë të tejdukshme.

Dozat ishin të vendosura tek çorapet, të futura në këpucë, me qëllim që të mos dukeshin. Kadri Brami, ka qenë i dënuar më parë dhe ka kryer dënimin prej 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat